11:47 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet busti i aktorit të famshëm në Isniq të Deçanit [Foto]

Në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit është zbuluar busti i aktorit të famshëm, Skender Tafaj.

Lidhur me këtë, Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se teatri i kësaj komune do të mban emrin e artistit të madh në fjalë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Tafaj, ishte aktor i gjeneratës së artë ku ka luajtur qindra role në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 viteve, ku emigroi në Zvicër.

Po ashtu, Tafaj ishte i ndjekur nga UDB-ja për aktivitetet kombëtare në çështjen e Kosovës.

Kujtojmë, se i ndjeri Tafaj ka vdekur që një vit më parë.

Indeksonline ua sjellë disa pamje nga vendi i ngjarjes ku u bë inaugurimi i bustit të Tafajt: