23:31 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet lista e Italisë, ky është vendimi për Balotellin

Italia do të luaj dy ndeshjet e Ligës së Kombeve për muajin shtator.

Katër herë kampionët e Botës do të luajnë me Poloninë dhe Portugalinë në kërkim të rikthimit të dinjitetit të humbur pasi nuk arritën të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Roberto Mancini të shtunën do të bëjë të ditur zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar, por Calciomercato tashmë e ka një të tillë.

Portierë: Donnarumma, Perin, Sirigu.

Mbrojtës : Bonucci, Chiellini, Caldara, Criscito, D’Ambrosio,  Romagnoli.

Mesfushorë : Bonaventura, Cristante, De Rossi, Jorginho, Parolo, Pellegrini.

Sulmues: Balotelli, Immobile, Belotti, Insigne, Chiesa, Bernardeschi, Berardi.