10:06 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet Skoda i ri para debutimit në Paris

Kompania çeke Shkoda vjen në panairin e veturave në Paris me risi të shumta me konceptin e saj sportiv, modelin e parë RS SUV, por edhe me inovacione teknologjike.

Si shtesë e aplikacionit Shkoda Connect, shoferët e makinave çeke mund të përdorin dhe Shkoda Connect Alexa dhe me ndihmën e komandave zanore kontrollojnë dyert, dritaret, sasinë e karburantit dhe të ngjashme, transmeton IndeksOnline.

Aplikacioni aktualisht është në dispozicion vetëm në gjermanisht dhe anglisht, por së shpejti do të zgjerohet me frëngjishten dhe spanjishten. Me integrimin e sistemit Smart Home, përdoruesit mund të kontrollojnë shtëpinë tuaj direkt nga makina për drita, të kontrollohen nëse dyert dhe dritaret janë të mbyllura dhe kështu me radhë.

Çekët në Paris sjellin konceptin e Vision RS elektrik dhe SUV Kodiaq TDI me 240 kuaj fuqi motor TDI, e cila është dizeli më i fuqishëm në historinë e kompanisë. Shkoda në “Qytetin e dritës” do të sjellë dy variante të reja të modeleve Karoq, Sportline dhe Scout, të cilët kanë marrë një motor të ri 2.0 litra TSI turbo me 190 kuaj fuqi. Ndryshe, panairi i veturave në Paris do të mbahet nga data 4 deri më 14 tetor.

Temat: