11:49 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zejnullah Gruda jep fakte për demarkacionin, përmend një dokument nga Beogradi

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, gjatë raportimit të sotëm në komisioni për punë të jashtme, ka treguar një detaj lidhur me një dokument nga Serbia.

“Ajo çka gjendet në dokumente të vitit 1946 në Beograd thotë se fshatarat në një rreth të Pejës ky yll duhet t’u takohet atyre sepse është marrë padrejtësi atyre. Krejt këto vija që janë transferu më tutje janë pak a shumë identike”, ka thënë ai.

Sipas tij, disa të dhëna katastrale janë të papërfillshme. “Ne mundemi me përfundu se është bërë një punë joprofesionale nga komisioni paraprak”, është shprehur ai. /Indeksonline/