13:12 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zeka: Nuk hamë krune të Novi Sadit, e dimë qysh janë krijuar agjencionet

Milazim Zeka për shqyrtimin e projektligjit vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme është shprehur se çdo deputet duhet me qenë i gatshëm të vërtetoi atë.

Mirëpo, siç thotë Zeka jo që Agjencioni kundër Kurrupsionit të publikoj të dhënat e konto-numrave dhe parat nëpër llogaritë e tyre dhe bashkëshortëve të tyre.

“Ne nuk hajmë krune të Novi Sadit. E dim qysh janë bë këto agjencione, vet Agjencioni kundër Kuprrupsionit është i korruptuar. Cdo deputet duhet me qenë i gatshëm për me e bë vërtetimin e paurisë së pajustifikueshme, por jo që të publikohen të dhënat e konto-numrit e parat sa kemi. Jo vec neve, por edhe të grave tona”, ka thënë Zeka./Indeksonline/

Temat: