22:46 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zeneli pritet të mungoj rreth 6 muaj

Dëmtim i rëndë për Arbër Zenelin.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës së Reims në Francë rrezikon të ketë këputur ligamentet e gjurit në sfidën mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe jo vetëm që do të humbasë takimin e rradhës ndaj Bullgarisë por me shumë gjasa edhe të gjitha sfidat kualifikuese të Euro 2020, përfshirë këtu edhe dy takimet ndaj Anglisë si dhe pjesën më të madhe të fazës së parë të sezonit të ri në Francë pasi pritet të mungojë rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

Një lajm shumë i keq ky për përfaqësuesen e Kosovës dhe për skuadrën e Reims dhe për vetë Arbër Zenelin.