23:05 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zeneli shënon gol, ka një dedikim për gjyshin në gjuhën shqipe

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli, po vazhdon me formë të lartë edhe tek skuadra e tij Heerenven.

Heerenven arriti fitore në shtëpi me rezultat 3-1, ndërsa Zeneli kontriboi me një gol në këtë takim.

Ylli i Kombëtares së Kosovës nxori një penallti në minutën e 47′ të cilën më pas e konkretizoi në gol.

Këtë gol Zeneli ia dedikoi gjyshit të tij, i cili ndërroi jetë në ditën kur ai shënoi hat-trik për Kosovën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve përballë Azerbajxhanit. “Babgjysh këtë gol ta dedikoj ty”, me një zemër të vizatuar nën mbishkrim. /IndeksOnline/