17:40 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zëvendësministri Shkodra priti në takim Zëvendës Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, priti në takim Zëvendës Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta lidhur me çështjen e sigurisë dhe programet e veçanta sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e zvogëlimit të numrit të armëve të vogla dhe të lehta, i cili është një program që tash e disa vite implementohet nga UNDP në Kosovë.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë UNDP për MPB-në. Ai kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte tjera të përbashkëta.

Në anën tjetër, znj. Alessandra Roccasalvo tha se do të vazhdojnë të përkrahin MPB-në dhe strukturat e sigurisë në aspekte të ndryshme të cilat do të ndikojnë në ngritjen e rendit dhe sigurisë në vend.