09:30 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / A. M.

Zgjedhjet në Veri/ KQZ tërheq shortin për zgjedhjet në veri

Komisionin Qendrorë Zgjedhor (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet në veri të vendit.

KQZ ka bërë të ditur  njoftuar se organizimi dhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit është e vlefshme për kryetar të katër komunave veriore, transmeton Indeksonline

“Iniciativa Qytetare Mitrovica”, 111

“Lëvizja Vetëvendosje”, 115

“PDK”, 112

“Sladjana Pantovic”, 114

“Angazhimi ynë për zgjedhjet të lira dhe demokratike është e përhershme. Para këtij aktiviteti, KQZ ka miratuar udhëzuesin për tërheqjen e shortit”, deklaroi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

/Indeksonline/