23:57 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zidane e Conte, dy trajnerët që e kanë të sigurtë largimin nëse ndodhë kjo gjë!

Zinedine Zidane e Antonio Conte e kanë të sigurtë largimin në rast se do të eliminohen nga Liga e Kampionëve. Zizu e ka rezultatin në favor ndaj PSG-së pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, andaj Reali nuk do ta fal eliminimin.

Mediat spanjolle raportohet të ia kenë kumtuar Zizus këtë, andaj kërkon kualifikim të detyrueshëm ndaj PSG-së. Reali është i eliminuar nga kupa këtë edicion, është pothuajse i eliminuar edhe nga gara për titull në La Liga, dhe eliminimi nga Champions League do të thoshte eliminim nga stoli për të.

Në situat të ngjashme është edhe Antonio Conte me Chelsean. Në rast se Barcelona do ta eliminoi nga Liga e Kampionëve, trajneri italian do e lajë “borxhin” e Premierligës pas formës së dobët që po kalon skuadra londineze në kampionat./Indeksonline/

Temat: