16:08 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / B O

Zidane shpejt pritet të marr drejtimin e PSG-së

Zinedine Zidane pritet ta marr shumë shpejt drejtimin e PSG-së. Mediat prestixhioze në Francë raportojnë se Zizu ka patur takim me Al Khelaifin ku është diskutuar projekti i të ardhmes.

Vendimi i United për të ndjekur Mauricio Pochettino e ka kthyer ish-trajnerin e Real Madridit në orbitën e PSG-së. PSG ka kohë që po përgatitet edhe për një largim të mundshëm të Pochettinos dhe po pret momentin e duhur për të ndarë rrugët me të.

Zizu është shumë i interesuar që të marr drejtimin e PSG-së dhe të punojë me Messin.

“Le Parisien” shkruan se janari mund të jetë muaji final ku mund të bëhen ndryshimet e mëdha dhe ku Zizu pritet të rikthehet në Francë te PSG./Indeksonline/