13:23 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zizin s’e bëjnë hesap antikomunistët komunistë

Shkruan: Agim Muhaxheri

Dikur boksier me renome botërore, sot askushi. Azizi (Salihu) – Zizi, i lindur më 1954, bredh rrugëve të Prishtinës.

Pushtetarët talleshin me të: Hajt se t’shtim në punë…

E Zizi, si Zizi, në emisionet televizive shprehte nervozen, i shante…

Shteti e la anash… Së paku nuk i siguroi një vend pune.

Nuk e bëjnë hesap antikomunistët komunistë.

Pushtetarët përzihen në privatësinë e tij. Për të thanë: Pse ta shtiem në punë, ai është kumarxhi…

Zizi ishte shpallur Sportisti i Shekullit në Kosovë. Ai është fitues i turneve të ndryshme ndërkombëtare.

Fitues i 30 medaljeve të arta.

Mori pjesë në tri lojëra Olimpike, në Los Angeles (1984), Moskë (1980) dhe Seul, Korenë Jugore (1988). Në Los Angeles stoliset me medaljen e bronztë.

Si boksier ndërkombëtar, në Bengazi të Libisë merr medaljen e artë (1984).

Me Zizin i kam bërë dy intervista, njërën për gazetën “Fakti” të Shkupit, në maj 1999 dhe tjetrën në gazetën “Rilindja” (2002).

Image result for aziz salihu boksier

Bisedën për “Rilindjen” e kam bërë në Prishtinë, në verandën e kafenesë “Monika”, që gjendej përballë Pallatit të Rinisë.

I kam thënë: O Zizi a po don me u rreh me mue ?

– Jo, unë s’rrehna me gazetarë…

– Në cilin vit je i lindur ? Sa fëmijë i ke ?

– Ti po ban hajgare me mue, a ! – ma ktheu.

– Kallëzo kë e ke rrahur më së shumti ?

– I kam rreh rusët, amerikanët…

– E këta komshinjtë, serbët a i ke rreh ?

– Këta, a ? Ktyne jau kam kajtë nanën…

Zizi bënte be. Thoshte:

– Pasha agën, këta i kam sosë.

– Zgjedhë, sa po ke qejf me dalë e gjatë intervista, një faqe gazetë apo dy.

– Ti e di, tha ai.

– Çake Zizi, ti po del në dy faqe…

– Qysh i shkruan dy faqe ?

– Këtë gajle mos e bajë.

Intervista me të doli në dy faqe.

Xhudistes me renome ndërkombëtare, Majlinda Kelmendit – për të gjallë iu ngrit shtatorja.

Zizi bredh rrugëve !

Image result for aziz salihu boksier