07:16 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zjarr në një ndërtesë në Nju Jork, 12 të vdekur

Një zjarr që ka kapluar një ndërtesë në lagjen Bronks të Nju Jorkut ka lënë të vdekur 12 persona, derisa katër të tjerë janë të lënduar seriozisht, ka thënë majori i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima si shkak i zjarrit në disa vite”, u ka thënë Blasio gazetarëve në skenën e tragjedisë.

“Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, ka thënë ai.

Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

“Mund të kemi ende viktima”, ka thënë majori.

Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjet, ka deklaruar de Blasio.