17:22 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mogherini sonte organizon darkë për të parët e Ballkanit Perëndimor

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të organizojë sonte një darkë në Nju-Jork për të parët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë dark pritet që i pranishëm të jetë edhe komisionari i BE-së, Johannes Hahn, i cili mbrëmë u takua me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, ai theksoi se lidhja rajonale është një katalizator për prarimin e të gjitha vendeve në rajon drejt Bashkimit Evropian, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Gjashtë vendet  e Ballkanit Perëndimor duhet të përdorin momentin pozitiv kur është në pyetje zgjerimi”, ka thënë Hahn.

Ndryshe në Amerikë përgjatë kësaj jave janë duke qëndruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri Behgjet Pacolli./Indeksonline/