75 Mall Live Search
11:49 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / Gj Sh

Zjarri përfshin një pjesë të stadiumit të Baselit, shkakton dëme të mëdha

Një zjarr ka kapluar zhveshtoret në stadiumin St. Jakob-Park të Baselit.

Klubi i Baselit e ka bërë lajmin të ditur, duke njftur po ashtu anulimin e ndeshjes së sotme ndaj Thun, shkruan IndeksOnline.

Nuk dihet ende si ka ardhur deri te incidenti, derisa shkaktoi dëme të mëdha materiale, por për fat të mirë, nuk pati persona të lënduar.

”Të prekura janë, ndër të tjera, dhomat e zhveshjes, dhomat e pajisjeve, si dhe të gjitha materialet e lojtarëve dhe të trajnerëve. Gjithashtu u dëmtuan zyra e trajnerëve, zyra e menaxherit të ekipit, zonat e fizioterapisë, si dhe dushet dhe pajisjet sanitare. Përveç dëmeve të mëdha materiale, preken edhe këpucët personale të futbollit, të gjitha pajisjet e lojës dhe zëvendësuese (fanellat, materialet stërvitore, etj.), si dhe pajisjet mjekësore dhe teknike të nevojshme për operacionet e ndeshjes dhe të cilat nuk mund të zëvendësohen me një njoftim të shkurtër.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./IndeksOnline/