19:03 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Berisha: Është koha që LDK,PDK e Nisma të forcojnë Republikën

Pas zhvillimeve të fundit në vend, zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka thënë se aleanca ruso-turke që ka sakatosur e gjakosur shqiptarët gjatë historisë, nuk mund të pajtohet me përparimin e shqiptarëve dhe me lidhjen e saj organike me perëndimin respektivisht ShBA-në, Britaninë, Gjermaninë e shtetet e tjera demokratike.

Berisha ka thënë se piuni i Putinit, pra presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënon heroin e luftës kundër Serbisë, kryeministrin Ramush Haradinaj, se ai duhet të heqë dorë nga shqiptaria dhe aleanca me ShBA-në për t’iu rreshtuar ose nënshtruar aleancës ruso-turke, dhe atë në emër të vëllazërisë shqiptare me sllavo-turqit.

“Kjo situtaë kërkon një mobilizim shqiptaro-evropian”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline

Me këtë rast, Berisha ka thënë se  LDK, PDK e NISMA duhet që të bashkohen dhe të forcojnë boshtin shqiptar-pro ShBA-së e pro BE-së, që të forcojnë Republikën e ta mbrojnë prej tendencave nënshtruese.

Ky është postimi i plotë:

Tre dite me pare, kur se bashku me nenkryetarin e LDK-se, Lutfi Haziri, kerkuam shkarkimin e ministrit te brendshëm z.Flamur Sefaj dhe pergjegjesi te ministrit te jashtem z.Pacolli, ende nuk kishte ‘ndodhur’ rasti me deportimet e shtetasve turq.

Nuk kishte mundesi qe rasti ‘Gjuric’ te jete i izoluar dhe ishte e qarte per mua se ‘patriotizmi’ i z. Pacolli ishte skenar i parapergatitur.

Aleanca ruso-turke, qe ka sakatosur e gjakosur shqiptaret gjate historise, nuk mund te pajtohet me perparimin e shqiptareve dhe me lidhjen e saj, doren ne zemer, organike me perendimin respektivisht SHBA-ne, Britanine, Gjermanine e shtetet te tjera demokratike perendimore.

Piuni i Putinit, presidenti turk Erdogan, kercenon heroin e luftes kunder Serbise, kryeministrin e Kosoves, z. Haradinaj, se ai duhet te heq dore nga shqiptaria dhe aleanca me SHBA-ne, per t’iu rreshtuar ose nenshtruar aleances ruso-turke, dhe ate ne emer te vellazerise shqiptare me sllavo-turqit.

Kjo situate, kerkon nje mobilizim shqiptaro-europian.

Eshte momenti qe LDK-ja, si partia e pare tradicionale demokratike shqiptare, e themeluar nga rilindasi i fundit shqiptar, dr. Ibrahim Rugova, qe t’i beje realitet qendrimet e saj ne mbeshtetje te z. Haradinaj, eshte momenti qe pjesa patriotike e PDK-se e NISMA-se, qe te bashkohen dhe te forcojne boshtin shqiptar – pro SHBA-se e pro BE-se, qe te forcojne Republiken e ta mbrojne prej tendencave nenshtruese e poshteruese te aleances ruso-turke.

Çdokush qe e ka vetem njohurine elementare historike, e ka te qarte nenkuptimin e pasojave per popullin shqiptar e per shtetin e Kosoves.

Ky skenar ruso-turk, ne situaten e krizes diplomatike te Perendimit me Rusine, ne nuk duhet te ju lejojme asnje hapesire per te perseritur skenaret e se kaluares, si ‘mall’ per kusuritje e me pasoja qe ende nuk kemi arritur t’i riparojme.