20:57 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri i jashtëm: Blakaj do të bëhej hero nëse do ta kryente detyrën e tij

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, thotë se presidenti Thaçi nuk e ka përkrahjen e qeverisë që me Serbinë të bisedojë për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh.

Berisha i tha RTK-së, se dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj, nuk ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave. Sa i përket çështjes së veteranëve, zv.ministri Berisha thotë se shpagimi më i mirë për të gjithë ata që luftuan do të duhej të ishte liria dhe angazhimi për një Kosovë më të zhvilluar.

Ideja e presidentit të Hashim Thaçi, për hapjen e temës së korrigjimit të kufijve në dialogun me Serbinë, nuk e ka përkrahjen e qeverisë Haradinaj. Është zv.ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Anton Berisha, i cili thotë se presidenti Thaçi mund të flas çka të dojë më Vuçiqin por asnjë vendim i tij që i tejkalon kompetencat kushtetuese të presidentit nuk do ta ketë përkrahjen e qeverisë së Kosovës.

Numri dy i diplomacisë kosovare madje thotë se kjo e ide e presidentit Thaçi dhe vet procesi i stërzgjatur i dialogut e ka dëmtuar Kosovën në aspektin e njohjeve të reja. Zv.minsitri Berisha thotë se diplomacia kosovare është e lodhët karshi fushatës serbe kundër Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, nuk mendon si shefi i tij Ramush Haradinaj, se dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj, që po hetonte numrin e veteranëve të rrejshëm të luftës së UCK-së e ka dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave.

Berisha mendon se dorëheqja e prokurorit Blakaj është politizuar së tepërmi pa arsye, derisa arsyeton gjuhën e ashpër të kryeministrit Haradinaj ndaj prokurorit tashmë të dorëhequr. Shprehë mendimin se hetimi për mashtrimet me numrin e veteranëve duhet të shkoj deri në fund, ndërsa thotë se për luftën ka kontribuar i gjithë populli me vite të tëra në mënyra të ndryshme.

Zv/ministri Berisha i cili vite më parë sa ishtë drejtor i Autoritetet Rregullativ të Telekomunikacionit u kishte shpëtuar dy atentateve ndaj tij, sic thotë ai për shkak të përgjëgjësisë dhe ballafaqimit me keqbërësit. Thotë se ish-prokurori Blakaj do të behej hero vetëm nëse nuk do ta linte në gjysmë detyrën e tij, dhe do të qëndronte në Kosovë, pavarësisht kostos që do ta paguante, siç thot ai njësoj sic bëri edhe vet 1 dekadë më parë, ani pse kishte mundësi të ikte nga Kosova.