12:10 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Kadriu: Gjilani çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit (Foto)

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka theksuar se Gjilani po ndryshon.

Sipsa Kadriut komuna e Gjilanit çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit.

Hyrje-daljet sipas tij po bëhen moderne dhe me standarde evropiane, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gjilani po ndryshon, dhe çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit. Hyrje-daljet në Gjilan, po bëhen moderne dhe me standarde evropiane. Sinjalistikat dhe të gjitha elementet përcjellëse në rrugë, i japin Gjilanit epitetin e një qyteti model.

E përsëris, Gjilani dhe Anamorava janë pjesë e pandashme e qeverisë Haradinaj. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve, sepse ne jemi të nxënë me punë. Kjo që po ndodh në Gjilan dhe në të gjitha komunat, është veç fillimi.