13:44 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyra e BE-së zyrtarisht konfirmon takimin mes Thaçit dhe Vuçiqit

Zyra e Bashkimit Evropian ka dalë më komunikatë zyrtare për takimin mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.

Në  këtë njoftim bëhet e ditur se takimi do të jetë më 7 shtator me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, transmeton Indeksonline.

“Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë diskutimet me të dy presidentët për marrëveshjen e plotë të normalizimit me qëllim të bërjes së përparimit konkret, duke pasur parasysh prioritetin e bashkëngjitur të dalogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektivës së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/