13:30 / E Enjte, 14 Nëntor 2019

Zyrtare: Albert Bunjaki me pozitë të lartë te Feronikeli

Ish- selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, ka marrë post të ri në FC Feronikeli, atë të këshilltarit të klubit.

Bunjaki, gjithashtu ka marrë edhe postin e instruktorit teknik në UEFA, një pozitë e favorshme, jo vetëm për të dhe klubin, por për gjithë futbollin kosovar në përgjithësi.

Ai i besoi projektit të klubit, me në krye presidentin, Naser Ramaj, me të cilin janë akorduar për një bashkëpunim afatgjatë për riorganizimin e klubit.

Kujtojmë se Bunjaki është njëri nga më meritorët që sot Kosova po luan një futboll mjaft cilësor.

Albert Bunjaki, pretendon në rritje të cilësisë së FC Feronikelit dhe shpreson në rritje të përgjithshme të Superligës së Kosovës, ku konkurenca e lartë do të bënte të domosdoshëm fuqizimin e gjitha klubeve pjesëmarrëse në Superligë.

Bunjaku nuk është i pari nga familja e tij si pjesë e FC Feronikelit, pasi që familja Bunjaki ka qenë e lidhur ngushtë me klubin gjatë brezave.

Gjyshi i tij ishte sponsori i parë i KF Feronikelit në atë kohë, gjithashtu edhe babai i tij ishte pjesë e klubit tanë, vazhdimësinë e tyre po e ndjek tani, Albert Bunjaki.

Bunjakit i urojmë shëndet dhe suksese në projektin e KF Feronikelit.