13:02 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Alfa Romeo rikthehet në Formula 1 (Foto)

Ekipi i Sauber F1 ka nënshkruar një marrëveshje me partnerin e ri, Alfa Romeo, duke e kthyer prodhuesin e makinave italiane në Formula 1 pas 30 vjetësh mungesë, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja e re e detyron skuadrën zvicerane të riemërohet Alfa Romeo Sauber F1 Team, qysh nga viti 2018, dhe sigurisht me makinën që do ta ketë logon e Alfa Romeos.

“Kjo marrëveshje me ekipin e Sauber F1 është një hap i rëndësishëm në riformimin e markës Alfa, e cila do të kthhet në Formula 1 pas mungesës prej më shumë se 30 vjetësh”, tha kryetari i Ferrarit, Sergio Marchionne.

Alfa Romeu ishte forca dominuese në Kampionatin Botëror që filloi në vitin 1950.

Marka me qendër në Milano shërbeu me motor disa skuadra nga viti 1961 deri në 1979, për t’u kthyer pastaj në një ekip punues në vitet 1979 dhe 1985./IndeksOnline/