10:28 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Befason Prishtina, largon nga ekipi Visar Musliun (Foto)

Visar Musliu, mbrojtësi shqiptar që luan në Maqedoni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës.

Musliu te ekipi i Shkëndijës shkon në formë huazimi nga rradhët e Prishtinës, me opsion për blerje në fund të sezonit aktual, shkruan IndeksOnline.

23 vjeçari i dalë nga shkolla e futbollit Gostivari, përmes Renovës nga një sezon ishte pjesë e Sent Gallenit të Zvicrës dhe Vardarit të Shkupit.

Paraqitjet bindëse e kanë bërë pjesë e gjithë përfaqësueseve të reja të Maqedonisë, me U21 ishte pjesë e suksesit historik dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Europian për të rinjë në Poloni, ndërsa u konfirmua standard në përfaqësuesen A në fund të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”./IndeksOnline/