16:19 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bilbao transferon mesfushorin e Paris Saint Germain (Foto)

Skuadra e Athletico Bilbaos ka transferuar futbollistin e Paris Saint Germain.

Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Yuri Berchiche, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori ka nënshkruar marrëveshje me anën spanjolle, deri në vitin 2022, me klauzolë 100 milionë euro.

28-vjeçari ka zhvilluar afro 22 paraqitje për francezët dhe ka shënuar vetëm një gol.

Ai më parë ka luajtur për klube si Tottenham, Real Sociedad, Eibar dhe Valladolid./IndeksOnline/