14:18 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Busquets iu jep fund dilemave, vendos për të ardhmen

Sergio Busquets i ka mbyllur dilemat në lidhje më të ardhmen e tij profesionale.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të zgjasë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2023, shkruan indeksonline.

30 vjeçari ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e Barcës ku ka arritur të fitoj gjithçka.

Busquets është “pjellë” e akademisë së Barcelonës ku nga viti 2008 ka zhvilluar më shumë se 317 ndeshje. /IndeksOnline/