16:33 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Coman nënshkruan kontratë të re (Foto)

Skuadra e Bayern Munchen ka zyrtarizuar një nënshkrim të ri. Bëhet fjalë për Kingsley Coman, i cili ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin gjerman.

Anësori francez ka firmosur kontratë të re 5 vjeçare me Bayernin, ku do të qëndroj deri në vitin 2023, transmeton IndeksOnline.

Coman erdhi në “Allianz Arena” gjatë sezonit 2015 nga klubi i Juventusit. 21-vjeçari ka bërë afro 60 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola.

Kujtojmë se Bayerni sot zyrtarizoi blerjen e Wangerit, 30-vjeçari nga skuadra e Hoffenheim./IndeksOnline/