13:57 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Courtois prezantohet te Real Madrid

Real Madrid tashmë ka gjetur një portier të nivelit botëror siç e kërkonte prej vitesh.

Thibaut Courtois u transferua në Santiago Bernabeu nga Chelsea për rreth 35 milionë euro.

Ai sot është prezantuar te klubi i ri ku u shpreh shumë entuziast.

“Faleminderit që më plotësuat një ëndërr të kamotshme. Unë kam qenë një rival dhe e di çfarë do të thotë të përballesh me Real Madridin, dua të jem në kulmin e kësaj mburoje”, ka thënë belgu gjatë prezantimit. /IndeksOnline/