22:20 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Deulofeu transferohet në Premierligë (Foto)

Gerard Deulofeu është larguar nga Barcelona. Ylli spanjoll ka arritur marrëveshje me ekipin e Watfordit.

Lajmin për transferimin e spanjollit në Premierligë e ka konfirmuar skuadra e Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

Anësori katalunas do t’i bashkohet anglezëve deri në fund të sezonit, me marrëveshje që klubi i Watfordit të mbulojë pagën e tij dhe një potencial shtesë prej një milion euro.

Të interesuar për Deulofeun ishin edhe skuadra tjera, përfshi Milanin./IndeksOnline/