08:02 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Emir Sahiti nënshkruan me klubin e madh kroat

Emir Sahiti ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Hajduk Splitin.

19-vjeçari ishte i huazuar në Hajduk II sezonin e kaluar nga maqedonët e Rabotnik.

Dhe tani ai zyrtarisht është anëtari më i ri i Hajdukut, transmeton IndeksOnline.

Sahiti e filloi karrierën te Ramiz Sadiku, më pas u transferua te Prishtina për të vazhduar te Trepça’89.

Nga klubi mitrovicas, Sahiti u transferua në Rabotnik nga Shkupi ku ai debutoi për skuadrën e parë në moshën 17-vjeçare.

Ai ka luajtur në nëntë ndeshje për skuadrën e dytë të Hajdukut në gjysmën e sezonit të kaluar duke shënuar vetëm një gol./IndeksOnline/