17:10 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Federata e Anglisë konfirmon të ardhmen e Southgates

Gareth Southgate ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në postin e trajnerit të Anglisë deri pas Kampionatit Botëror të vitit 2022.

Pavarsisht se kishte të mbetur edhe dy vite në kontratën e tij, Southgate arriti marrëveshje për kontratën e re sot pasi në verë u tregua i suksesshëm në Kampionatin Botëror në Rusi duke arritur gjysmëfinalen.

Anglia arriti gjysmëfinalen e këtij kompeticioni për herë të parë nga viti 1990, por u mposhtë nga Kroacia dhe përfundoi në vendin e katërt pas humbjes, 0-2 nga Drenica.

Shefi i Federatës së Anglisë, Martin Glenn tha: ”Unë mendoj se paraqitja e skuadrës në Kupën e Botës i ka mahnitur tifozët sepse skuadra luftoi me gjithë shpirt dhe ne mendojmë se Gareth është njeriu i duhur për ne”.

Image result for england semifinal

”Unë besoj se ne do ta fitojmë Kampionatin Botëror në të ardhmen, por tani për tani, jemi vetëm pretendent të qëndrueshëm”.

”Kjo qëndrueshmëri është ajo që ne kemi nevojë tani dhe kjo është arsyeja që ne nënshkruam me Gareth edhe për katër vite”./IndeksOnline/