10:32 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Florent Hasani ftohet te Kosova

Mesfushori Florent Hasani do të grumbullohet për herë të parë me Kosovën.

Burime të Indeksonline afër futbollistit, bëjnë të ditur që ish kapiteni i Kosovës U21, ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes.

Hasani ka treguar formë të mirë prej se është larguar nga futbolli i Kosovës. Me ekipin Diosgyor në Hungari po luan në sezonin e dytë.

Para pak ditësh, Hasani ka theksuar që në afatin kalimtar të verës pritet të largohet drejt një ekipi më të madh. /Indeksonline/