20:53 / E Martë, 28 Gusht 2018

Zyrtare: Futbollisti i Barcelonës transferohet në Dortmund

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, i është bashkuar Borussia Dortmundit në huazim për sezonin e ardhshëm, me klubin gjerman që mban opsionin për të blerë atë për një tarifë rreth 28 milionë euro.

Klubi gjerman do t’i paguajë Barcelonës 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe do të marrë përgjegjësinë për pagën e lojtarit, shkruan indeksonline.

Dortmundi mund të blejë Alcacer në fund të huazimit, por Barcelona gjithashtu ka të drejtë të refuzojë.

Alcacer, i cili ka mbushur 25 të enjten, u bashkua me Barcelonën nga Valencia në vitin 2016, por nuk arriti të fitonte një vend të rregullt në ekipin të parë me Luis Suarezin e zgjedhur përpara tij.

Spanjolli shënoi 15 gola në 50 ndeshje në dy sezone, duke fituar La Liga, Copa del Rey dy herë dhe një Superkupë spanjolle. /IndeksOnline/