15:40 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Guti largohet nga Real Madridi, bëhet asistent te klubi i njohur europian (Foto)

Guti Haz. është larguar nga Real Madridi.

Legjenda e futbollit spanjoll edhe zyrtarisht është larguar nga “Los Blancos” dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin e Besiktasit.

Guti do të emërohet asistent i trajnerit, Senol Gunes, shkruan IndeksOnline.

“Dua ta falënderoj Real Madridin, shtëpinë time, për të gjitha vitet që unë gëzoj si futbollist dhe si trajner. Do të bashkohem me Besiktasin, shtëpia ime e dytë. Falënderoj Besiktasin për besimin që ma kanë dhënë”, ka shkruar Guti.

41-vjeçari menaxhoi klubin e ri të Realit nga viti 2013.

Karriera e tij futbollistike ishte e suksesshme. Ai bëri afro 400 paraqitje me Realin gjatë viteve 1995/2010, duke shënuar afro 70 gola. Kurse te Besiktasi luajti vetëm një sezon duke bërë 23 paraqitje./IndeksOnline/