18:19 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Dritës

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje pas humbjes kundër Llapit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Isufi i cili u shpall kampion me Dritën në sezonin e kaluar nuk do të vazhdoj më të jetë trajner.

Ai këtë e ka konfirmuar në deklaratën e tij pas ndeshjes me Llapin.

Pas katër xhirosh, Drita është në pozitën e nëntë me 3 pikë, ku ka vetëm një fitore dhe tri humbje. /IndeksOnline/