01:41 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Juria vendos për ditën se kur do të zhvillohet gara “Downhill” e Albin Tahirit

Gara , në kategorinë e meshkujve në disiplinën “Downhill” (Lëshim i shpejtë) është anuluar për shkak të erërave të forta që po mbretërojnë në Korenë e Jugut.

Sipas jurisë së Lojërave Olimpike Dimërore, kjo garë është shtyrë për një ditë tjetër dhe do të zhvillohet të enjten më 15 shkurt nga ora 11:00 (3:00 në orën tonë lokale), raporton IndeksOnline.

Në këtë garë do të paraqitet edhe skiatori nga Përfaqësuesja e Kosovës, Albin Tahiri.

Kujtojm se Albini tani do ta ketë mundësinë për të debutuar ditën e martë në disiplinën “Kombinim Alpik”/IndeksOnline/