12:44 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kjo është fanela e re e Barcelonës

Barcelona i ka pezantuar fanelat e reja të cilat do t’i veshë në edicionin e ardhshëm.

Nike është përkujdesur për fanelat e reja të cilat vijnë më ndryshime të vogla. Fanela e re ka 20 vija, 10 me ngjyrë të kaltër ndërsa 10 me ngjyrën blaugrana.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe kryebashkiaku i Barcelonës, Ada Colau kanë qenë prezent në zbulimin e fanelave të reja.

Këtë fanelë Barcelona do ta veshë nesër në ndeshjen lamtumirëse të Iniestas, ndaj Real Sociedadit./Indeksonline/

Temat: