16:11 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Klubi i madh kosovar shkarkon trajnerin

Feronikeli edhe zyrtarisht e ka shkarkuar Sylejman Starovën nga posti i trajnerit të skuadrës.

Klubi drenicas ka bërë të ditur se arsyeja e largimit të Starovas janë rezultatet e dobëta të skuadrës kohëve të fundit.

Ish-kampioni i Kosovës ka theksuar tutje se në interes të klubit është që të luftojë për titull dhe të jetë konkurrent i denjë për skuadrat tjera kosovare.

Kujtojmë se në fundjavën e kaluar, Feronikeli regjistroi fitore të vështirë, 1-0 përballë Ballkanit, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, text

Ky është njoftimi zyrtar i Feronikelit:

KF Feronikeli njofton që trajneri i deritanishëm, Sulejman Starova, nuk do të mbajë më këtë pozitë, pasi kryesia e klubit ka marrë vendim për shkarkimin e tij.
Arsyeja e largimit të tij janë rezultatet e dobëta të treguara përgjatë kohës sa ishte duke udhëhequr me klubin.\

Në interes të klubit tonë është që të luftojmë për titull dhe të jemi konkurrentë të denjë për të gjitha skuadrat e Superligës, ashtu siç kemi qenë vite me radhë, andaj duhet eliminuar çdo dyshim që mund të na vështirësojë luftën tonë për titull.

Ne e falënderojmë ish-trajnerin e skuadrës sonë, Sulejman Starova, për kontributin e tij të dhënë përgjatë këtyre muajve./IndeksOnline/