19:09 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Kosova angazhon miqësore me këtë Kombëtare

Kosova do të luaj miqësore kundër Azerbajxhanit me 2 shkurt në Antalia të Turqisë dhe në përberje do të ketë vetëm futbollist të Superligës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve.

Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor. /IndeksOnline/