15:35 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Zyrtare: Kosova dhe Shqipëria miqësore në 10 vjetorin e pavarësisë

Kosova dhe Shqipëria do të luajnë në miqësore që do të zhvillohet për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan indeksonline.

Ekipet e volejbollit për meshkuj dhe femra do të presin në Gjakovë Kombëtarët e Shqipërisë.

Ky event organizohet nga Federata Kosovare e Volejbollit, e cila e zhvillon më rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, turne që zhvillohet 3 muaj pas dy miqësoreve që këto dy ekipe kombëtare zhvilluan në Tiranë, për festat e 28-29 Nëntorit.

Ndeshja e parë është planifikuar të luhet në ora 15:00 (femrat) dhe në ora 17:00 (meshkujt).

Sot pritet që të zhvillohen edhe disa takime mes përfaqësuesve të dy Federatave, në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm në të ardhmen. Gjatë këtyre dy ditëve do të zhvillohet edhe 2-3 seanca stërvitore me ekipet kombëtare.

Nga stafet e ekipeve kombëtare do të shfrytëzohen këto ndeshje për të testuar mjaft lojtarë të rinj, që luajnë në kampionatin shqiptar dhe që janë kandidatë për të veshur fanellën kuqezi në eventet ndërkombëtare. Këtë vit, Shqipëria do të luajë në Europian, Lojërat Mesdhetare dhe në Ligën e Europës. /IndeksOnline/

Mos i humb