20:14 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është kryetari i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (Foto)

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka zgjedhur kryetarin e ri, shkruan IndeksOnline.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FBK-së të mbajtur sot në sallen e konferencave “Orion” në Prishtinë, Arben Fetahu mori 22 vota, kurse Artan Rugova 18 sosh.

Me këtë rast, Arben Fetahu do të jetë tash e tutje kryetari i ri i FBK-së.