18:48 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Llapi prezanton përforcimin e radhës

Llapi po vazhdon konsolidimin për edicionin e ri. Arbnor Ramadani është futbollisti më i ri i Llapit. Mesfushori i talentuar ka arritur marrëveshje dy vjeçare me klubin.

Arbnor Ramadani, 24 vjeç, i lindur më 03.06.1994. Karrierën e ka nisur tek Drita dhe deri më tani ishte pjesë e skuadrës nga Gjilani ku edhe u shpall kampion i stinorit që lamë pas.

Ramadani regjistroi 14 paraqitje për Dritën në stinorin e kaluar. ‘Noli’ ishte i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe premton maksimumin për Llapin në edicionin e ri. /IndeksOnline/