18:35 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mbrëmë ishte i Romës, sot i Barcelonës (Foto)

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Bordeaux për transferimin e lojtarit, Malcom Filipe Siva de Oliviera.

Katalunasit përmes rrjeteve sociale kanë zyrtarizuar blerjen e futbollistit brazilian, shkruan IndeksOnline.


Malcom ishte afër t’i bashkohej Romës, madje si klubi italian ashtu edhe romak kishin publikuar marrëveshjen, por në fund ndërhyri kampioni i La Ligas.

21-vjeçari ka nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me gjigantin spanjoll. Barça do të paguaj plotë 42 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Malcom  për ekipin nga Franca ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola./IndeksOnline/