14:29 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Merret vendimi përfundimtar për Spallettin para ndeshjes me Violan

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e ka fituar apelin pas pezullimit nga Federata.

Kështu, tekniku italian do të jetë prezent në stol për sfidën e sontme ndaj Fiorentinas.

Shefi i ”Nerazzurrëve” u pezullua me një ndeshje pas festimit të tij kur Marcelo Brozovic e shënoi golin e fitores ndaj Sampdorias.

Klubi milanez njoftoi se do të apelojë, dhe sot është konfirmuar se kjo ka rezultuar e suksesshme.

Spalletti para kësaj do të gjobitet me 5 mijë euro, por do të jetë në stol sonte./IndeksOnline/