18:51 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Momo Salah gati për Manchester Cityn (Foto)

Mohamed Salah do të jetë në gjendje të luajë sfidën e dytë kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi egjiptian pësoi një lëndim javën e kaluar, pikërisht në ndeshjen kundër Cityt, ku skuadra e Liverpoolit fitoi me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Me të filluar stërvitjet në Melwood, Salah është parë me shokët e skuadrës dhe ky është lajm i madh për tifozët “The Reds”.

Salah do të jetë gati për ndeshjen e nesërme që fillon nga ora 20 e 45 dhe luhet në “Etihad”./IndeksOnline/