18:33 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Pastore bëhet romak (Foto)

Javier Pastore do të jetë transferimi më i ri i Romës.

Mesfushori i Paris Saint Germain sapo ka mbërritur në zyrat e klubit italian për t’i kryer testet mjekësore, shkruan IndeksOnline.

Ai do të transferohet te Roma për 24 milionë euro.

Pastore shihet si zëvendësues ideal i Radja Nainngolan, i cili do të transferohet te Interi.

29-vjeçari për PSG-në ka zhvilluar afro 200 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola.

Argjentinasi e njeh mjaftë mirë Serie A, pasi në të kaluarën ka luajtur te Palermo./IndeksOnline/