14:08 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Roma arrin marrëveshje me Pastoren

Raportet nga Italia tregojnë se Roma ka arritur një marrëveshje për transferimin e argjentinasit Pastore, me një shifër që kap vlerën 25 milionë euro.

PSG duhet të ketë shitje rreth 60 milionë euro deri në fund të muajit për të përmbushur ‘fair-play financiar’ dhe deri tani kanë shitur vetëm Odsonne Edouard në Celtic, për rreth 10 milionë euro.

Tani ‘Tuttomercatoëeb’ raporton se Pastore do të jetë shitja e dytë, me një marrveshje të afërt për 20 milionë euro + 5 milionë bonuse.

Ish fantazisti i Palermos, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, besohet të ketë rënë dakord për një marrveshje katërvjecare me opsion për të pestin, me pagë rreth 4 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/

Temat: