12:59 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Real Madridi lëshon deklaratë për Mbappen

Skuadra e Real Madridit ka lëshuar deklaratë që e lidhë Kylian Mbappen me klubin spanjollë.

Sot në media qarkulloi lajmi se Mbappe dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje personale, shkruan IndeksOnline.

I shpejtë ka qenë reagimi i klubit nga Madridi, të cilët përmes një komunikate i kanë përgënjeshtruar këto lajme.

“Duke pasur parasysh informacionet e publikuar sot duke iu referuar një marrëveshjeje të dyshuar mes Realit dhe Mbappes, Real Madridi thotë se këto janë lajme të rrejshme”, shkruhet në komunikatë.

Kampionët europian para disa dite përgënjeshtruan një spekulim se edhe Neymar pritet t’i bashkohet klubit madrielen./IndeksOnline/