18:02 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Sulley Muntari bëhet me klub të ri (Foto)

Lojtari i njohur, Sulley Muntari është bërë me skuadër të re.

Ai edhe zyrtarisht është bërë lojtar i Deporitvo la Coruna, shkruan IndeksOnline.

Ish-futbollisti i Interit ishte duke stërvitur me ekipin spanjoll që nga 5 shkurti. Ai nënshkroi kontratë afat-shkurte, deri në fund të këtij sezoni.

33-vjeçari, luajti për klube të njohura si: Udinese, Portsmouth, Inter, Sunderland, Milan dhe Pescara.

Kujtojmë se Muntari do të jetë nën urdhrat e trajnerit, Clarence Seedorf./IndeksOnline/