11:34 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: West Hami bëhet me super-portier (Foto)

Skuadra angleze, ka zyrtarizuar një tjetër blerje gjatë afatit kalimtar të verës.

West Ham ka transferuar portierin e njohur nga Polonia, Lukazc Fabianski, shkruan IndeksOnline.

Polaku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me “The Hammers” pas largimit nga Swansea City.

33-vjeçari me përvojë të madhe tani është pjesë e Kombëtares së Polonisë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

“West Ham është një skuadër e madhe dhe unë jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem këtij klubi. Me plotë emocion e them se do të bëjë gjithçka për këtë klub. Kjo do të më ndihmoj shumë për përmirësimin e karrierës sime”, ishin fjalët e para të Fabianskit.

Fabiansi ka qenë portier edhe i Arsenalit në sezonin 2007/14. Ai po ashtu luajti për klube si Lech Poznan dhe Legia Warsaw./IndeksOnline/