13:06 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtarët e Paritzanit pyetën pse nuk lejohet hyrja e tyre në Kosovë – përgjigjja e doganierit është interesante

Basketbollistët e Partizanit kishin një përvojë jo të mirë në Jarinje, në pikën kufitare, ku u ndaluan nga doganierët kosovar pasi deshtën të hyjnë në Kosovë.

Klubi serb kishte edhe një plan tjetër për t’u futur në Kosovë përmes rrugëve alternative, por u frikësuan nga arrestimi.

Tutje, mediumi serb, Telegraf ka sjellur momentin, kur Pavlovic dhe Velickoc pyetën doganierët se pse nuk janë duke e lejuar kalimin e tyre në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Dhe përgjigjja nga doganieri ishte: ”Sepse kështu Ministri ka vendosur”, ishte përgjigjja e doganierit kosovar.

Përndryshe, kujtojmë se shteti kosovar ka vendosur që sportistët kosovar të mos futen në Kosovë, duke e funksionalizuar reciprocitetin./IndeksOnline/