08:04 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edmund avanson tutje në Winston-Salem Open

Numri një i Britanisë, Kyle Edmund është kualifikuar në fazën e 1/16-tës në Winston-Salem Open me një fitore ndaj argjentinasit, Leonardo Mayer.

I treti në ranglistën botërore, Edmund, fitoi me rezultat, 6-3, 6-3 për një orë e 13 minuta në Karolinën e Veriut.

23-vjeçari, i cili ka qenë në skuadrën evropiane në Laver Cup, nuk e humbi asnjë shërbim në rrethin e parë.

Edmund tani do të përballet me numrin 89 të Spanjës, Roberto Carballes Baena në rrethin e ardhshëm sot./IndeksOnline/